Rritet përsëri numri i vdekjeve dhe infeksioneve nga Coronavirusi në Gjermani

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Gjermania vazhdon të shënojë rritje të numrit të infektimeve dhe vdekjeve nga Coronavirusi.

Rastet e konfirmuara të Coronavirusit në Gjermani u rritën për 2,352 në 148,046, njoftuan të dhënat e Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive, raporton Reuters.

Gjermania ka shënuar një ditë të tretë radhazi të infeksioneve të reja të përshpejtuara.

Numri i vdekjeve të raportuara u rrit për 215 në 5 094, tregoi raporti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme