Rritet turizmi në qytetet historike evropiane

Prishtinë | 25 Gus 2016 | 18:00 | Nga

Ka një rritje të turizmit të fokusuar në vizitat e qyteteve historike evropiane, krahasuar me turizmin në zona bregdetare.

Turizmi po përqendrohet së fundmi në Evropën Qendrore dhe atë Jugore krahasuar me Europën Veriore. Vende si Malta, Portugalia dhe Kroacia po përjetojnë një rritje të numrit të pushuesve me 6-8%.

Në pjesën veriore të Rumanisë ekziston një varrezë, në mbrojtje të UNESCO-s, e cila është një pikë turistike e famshme për shkak të stilit të veçantë të varreve.

Këto të fundit janë të ngjyrosur me ngjyra të ndezura dhe me piktura që tregojnë historinë e vdekjes së personit.

Kryesisht në Europën Juglindore, në vende si Estonia vihet re zhvillimi i eko-turizmit.

Eko-turizmi promovon zonat natyrore të brishta dhe të pacenuara nga komercializmi.

Ky lloj turizmi synon edukimin e turistëve dhe udhëtarëve në sigurimin e fondeve për ruajtjen ekologjike, dhe nxitjen e respektit për kulturat e ndryshme dhe të drejtat e njeriut.

Ndërkohë që në vitin 2013 prenotimet online të pushimeve përbënin 65% të prenotimeve të përgjithshme, në vitin 2014 kjo shifër pritet të rritet së tepërmi.

Të rinj nga vende të ndryshme të botës presin njëri-tjetrin në shtëpi, në mënyrë që të ulin kostot e udhëtimeve.

Faqet online me te klikuara për udhëtimet peer to peer janë:https://www.airbnb.com/; http://www.flipkey.com/;http://www.homeaway.com/;https://www.couchsurfing.org/, etj.

Në Kroaci 70% e akomodimeve janë private dhe vetëm 30% janë hotele.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme