Rritet vetëdijesimi për shëndetin oral te fëmijët

Prishtinë | 20 Mar 2017 | 11:11 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Ditën ndërkombëtare të Shëndetit Oral, Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS“, në Kosovë realizoi ecjen e tretë me radhë, “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” që ka për qëllim informimin e fëmijëve-nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral (shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës).

Me këtë rast stomatologu Xheladin Ujkani tha se qëllimi i këtij aktiviteti është vetëdijesimi përkitazi me rëndësinë e ruajtjes së dhëmbëve dhe në përgjithësi higjienës së gojës. Ai tha se këtë aktivitet e ushtrojmë qe 5 vjet nëpër shkollat vendore.

Ai bëri të ditur se krahasim me pesë vjetët paraprake është rrit vetëdijesimi tek prindërit dhe fëmijët, sa i përket mbajtjes së higjienës së gojës e cila ndikon në ruajtjen e dhëmbëve, por edhe të shëndetit oral.

“Gjatë gjithë kohës jemi në lëvizje në baza ditore javore mujore me institucionet parashkollore ku bashkërisht më fëmijët diskutojmë në mënyrën e pastrimit të dhëmbëve për ushqimet e shëndetshme për dhëmbët”, tha ai Dita Botërore e Shëndetit të Gojës e vendosur nga Federata Dentare Botërore(FDI),organizohet çdo vit më datë 20 mars.

Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin, si dhe të tregojë rëndësinë e madhe që ka shëndeti oral në shëndetin e përgjithshëm dhe mirë qenien. Higjiena e mirë e gojës është shumë e rëndësishme pasi ajo favorizon një shëndet të mirë.

Fillimisht Federata Dentare Botërore në Kongresin Botëror Dentar( AËDC),të mbajtur në vitin 2007 në Dubai, vendosi datën 12 shtator dhe deri ne fund të vitit 2012 kjo datë njihej si Dita Botërore e Shëndetit të Gojës. Këtë vit Federata Dentare Botëror e vendosi ndryshimin e kësaj date duke përcaktuar datën 20 mars.

Të ngjashme