Rritja e çmimit të rrymës e pashmangshme, Haradinaj akuzon “sekserët” për situatën

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 09:23 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka njoftuar kabinetin qeveritar për gjendjen energjetike në vend.

Lluka tha se është duke u importuar gjysma e kapacitetit të kërkuar të energjisë elektrike. Sipas Llukës kjo gjendje ka ardhur si pasojë e vendimit të gjykatës për mospagesë të rrymës në veri dhe mos nxjerrjen e qymyrit.

Ai tha se ekzistojnë dy skenarë për këtë ose të paguhet rryma me 18.5 për qind rritje ose të paguhet rryma me 11 për qind rritje e të humbet 30 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj, tha se kur ka ardhur në Qeveri kanë marrë “bombën e kurdisur” për gjendjen në energji.

Ai tha se gjendja keqmenaxhimi ka ndodhur nga Qeveria e Isa Mustafa, e cila nuk ka ndërmarrë asgjë për përmirësimin e kësaj situate.

Haradinaj tha se fajtorët për këtë situatë janë “sekserët”. Mirëpo sipas tij, të gjithë do të japin llogari për  duke filluar nga menaxhmenti i KEK-ut.

Sipas Haradinajt, importi i madh i energjisë ka ndikuar në rritjen e çmimit.

“Qeveria e Kosovës nuk do të jap asnjë cent KEK-ut  për të importuar energji ajo është kompani e duhet të sigurojë  vetë”.

Haradinaj tha se ka kërkuar nga KEK që të kujdesen për këtë situatë që drejtorëve të mos rrinë në objektet e tyre.

Investimi i ri për termocentralin “Kosova e Re” nuk ndikon në rritjen e çmimit madje sipas Haradinaj funksionimi i këtij termocentralit do të stabilizoj çmimin.

 

 

 

Të ngjashme