Pas rritjeve te rasteve me Covid-19 në vendin tonë, është parë interesim i madh i qytetarëve për tu vaksinuar në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Ilmi Vrajolli, i cili në orët e hershme të mëngjesit ka ardhur për të marr dozën e dytë të vaksinës, tha se aspak nuk po kanë frikë nga përhapja e rasteve të reja e veçanërisht nga varianti Delta.
Vrajolli ju ka bërë thirrje të gjithëve që të vaksinohen në mënyrë që të mbrojnë jetën e tyre.
Ndërsa, Selim Rafuna tha se i ka marr dy dozat e vaksinës e që nuk e ka munduar fare.
Ai tha se ka frikë nga përhapja e madhe nga Covid-19, por që nuk bëhet ma “zi se kur janë ardhë shkijet”, thotë ai.
291 mijë e 645 është numri i qytetarëve kosovarë të vaksinuar me të dyja dozat.
Kjo e dhënë është zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, e cila çdo ditë përditëson këto të dhëna, në kuadër të raporteve për Coronavirus.
Sipas statistikave të institucioneve botërore të shëndetësisë, Kosova mund të arrijë shifrën prej 70% të popullatës së vaksinuar më shpejtë sesa vendet e rajonit, saktësisht për 121 ditët e ardhshme.