Rritja e numrit të rasteve me Covid-19, qytetarët pro shtrëngimit të masave

Prishtinë | 28 Shk 2021 | 14:10 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rritja e numrit të rasteve me Covid-19, ka bërë që të mendohet rishqyrtimi i shtrëngimit të masave për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit. Në lidhje me këtë disa qytetarë të Prishtinës thonë se janë pro vendosjes së masave më rigoroze por kundërshtojnë opsionin e mbylljes totale, raporton Ekonomia Online.

Naim Hoxha, qytetar nga Prishtina thotë që tash me rritjen e numrit të rasteve me Covid-19, dhe nëse eventualisht rriten masat, atëherë pajtohet me ta për çdo lloj vendimi që merret.

“Unë mendoj që nuk duhet anashkaluar ky problem, prandaj nëse e zgjedhin ata unë do të pajtohem me ta. Po gjithsesi edhe nëse rriten masat, edhe nëse jo sepse do ketë një logjikë për njërën ose tjetrën”, tha Hoxha.

No description available.

E qytetari tjetër Esat Dyli thotë që ashtu si e mendojnë ekspertët e kësaj fushe, ashtu do duhet t’i përmbahen edhe qytetarët, por sipas tij jo me ndonjë masë strikte.

“Po qysh mendojnë ekspertët ashtu do kisha veprua edhe unë, dhe duhet t’i përmbahemi rregullave dhe masave e me bë kujdes pak më tepër, por jo ndonjë masë strikte por pak më liberale me qenë”, tha qytetari Dyli.

No description available.

Madje ky thotë është dakord nëse ka shtrëngim të masave, por është kundër që vendi të shkoj deri në mbyllje totale.

Pashk Desku, theksoi që para se të shtrëngohen masat përsëri, duhet të vetëdijesohet populli, të dijë të ju përmbahet rregullave.

“Mendoj që së pari duhet të vetëdijesohet populli, me ditë me ju përmbajt këtyre që i kemi, po nëse nuk vetëdijesohemi pse jo mos me u shtrëngua pak, sepse na jemi njerëz që po pritojmë me ju përmbajt rregullave dhe ligjeve të IKShPK-së”, theksoi ai.

I pyetur se a do duhej për mbyllje totale të vendit ai tha që është kundër mbylljes, por thotë se është e nevojshme shtrëngimi i masave.

No description available.

Po ashtu edhe qytetarja tjetër Leta, nga Prishtina është kundër mbylljes.

“Për masa nuk e di çka kisha thënë diçka, por për me u mbyll jo. Nuk e di për mendimin tim nuk e shoh të arsyeshme jeta duhet me vazhdu u bë një vit gati me këtë virus dhe nuk është duke u larguar andaj duhet me u gjallnu edhe njerëzit”,theksoi ajo.

No description available.

Të ngjashme