Rritja e rasteve me Covid-19, Zemaj në takim virtual me kryetarët e komunave

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Pas rritjes rekorde të rasteve me Coronavirus, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të mbajë takim virtual me kryetarët e Komunave të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ai ka thënë se me ministrin Zemaj do të diskutohet për situatën e tanishme pandemike dhe masat e reja që do të merren në kuadër të rekomandimeve anti-COVID.

Ndërkaq, takimi virtual do të nis në ora 11:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme