Rritje rekorde e numrit të rasteve ditore me Coronavirus në Korenë e Jugut

Prishtinë | 24 Sht 2021 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Koreja e Jugut të enjten njoftoi se kishte regjistruar ngritjen e numrit të rasteve të reja të infektimit me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Rritja e infeksioneve është lidhur me njerëzit që kthehen nga festa më e madhe e vendit në vit.

Agjencia e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Koresë tha se më shumë se 1,750 nga 2,434 raste të reja të raportuara të premten ishin nga zona më e madhe e kryeqytetit, ku zyrtarët kanë ngritur shqetësimin për një erozion në vigjilencën e qytetarëve pavarësisht zbatimit të rregullave më të forta të distancimit shoqëror pas një bllokade që nga muaji korrik, raporton AP.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme