Rrjedhja e dosjeve, juristi Valon Hasani thotë se kredibiliteti i Gjykatës Speciale është plotësisht në pikëpyetje

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

uristi Valon Hasani, ka vlerësuar se me rrjedhjet në mënyrë të tillë të ”dosjeve sekrete”, është vë në pikëpyetje kredibiliteti i Gjyktës Speciale.

Madje sipas Hasanit, edhe argumenti se Gjykata Speciale duhet të vendosur në Hagë, për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit, tashmë nuk qëndron, njofton Klan Kosova.

”Vet arsyeja e krijimit të Gjykatës Speciale ka qenë mbrojtja e informacioneve dhe njëra prej arsyeve kryesore që e gjithë kjo Gjykatë dhe Prokuroria janë zhvendosur në Hagë, ka qenë ruajtja e konfidencialitetit”.

”Mirëpo me këto zhvillimet e fundit, sidomos me këto tri dërgesat që erdhën, i gjithë ky argument, që është përdorur për ta zhvendosur gjykatën në tërësi jashtë territorit të Republikës së Kosovës, bien në ujë”.

”Sepse kredibiliteti i Gjykatës Speciale sa i përket ruajtjes së informacionit tashmë është plotësisht në pikëpyetje”.

Ndërsa lidhur me autorësinë e rrjedhjes së këtyre dosjeve, Hasani në Info Magazine hedh dyshime se mund të jenë nga ‘familja e Dhomës së Specializuar’, njofton Klan Kosova.

”Është çështje e tyre por edhe e organeve tona kompetente që ta hetojnë se si kemi rrjedhje kaq të madhe të informacionit tek Organizata e Veteranëve të Luftës”.

”Por, vet fakti që pas çdo dërgese kemi ndërhyrjen nga ana e Prokurorit të Specializuar, kjo flet se ata janë të interesuar të mos shpërndahet më tutje ky informacion”.

Të ngjashme