Rrjeti i dyqaneve në Britani e kufizon numrin e artikujve shkaku i Coronavirusit

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Grupi më i madh i dyqaneve në Britaninë e Madhe, Tesco, ka filluar ta kufizojë numrin e artikujve të njëjtë për një blerës për shkak të panikut që është përhapur nga rritja e numrit të infektimeve me coronavirus.

Blerësit nuk do të kenë të drejtë të marrin më shumë se 5 artikuj të njëjtë në dyqanet e këtij rrjeti. Në mesin e artikujve për të cilët vlen ky kufizim janë produktet kundër baktereve, letrat për pastrim, qumështi dhe disa perime.

Udhëheqësit e këtij rrjeti thanë se janë në bisedime me furnizuesit e tyre në mënyrë që të sigurohet plotësimi i kërkesave të klientëve, shkruan “BBC”.

Të hënën, ministri i mjedisit, George Eustice, pritet të zhvillojë bisedime me shefat e tregtisë dhe dyqaneve për t’i përkrahur grupet e ndjeshme, të cilat mund të jenë të izoluara shkaku u koronavirusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme