Rrokulliset kamioni, 41 emigrantë lëndohen në kufirin Greqi-Turqi

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 17:35 | Nga

Disa emigrantë janë lënduar në kufirin Greqi-Turqi pasi po tentonin të kalonin kufirin në mënyrë ilegale.

Policia në Greqi thotë se tre emigrantë u lënduan kur kamioni në të cilin kishin hipur bashkë me 38 të tjerë u rrëzua dhe u përplas me një makinë të parkuar jashtë një qyteti pranë kufirit Greqi-Turqi, shkruan WashingtonPost, transmeton Klan Kosova.

Ata thonë se 41 të lënduarit  janë nga Iraku, Siria, Afganistani dhe Palestina dhe kishin kaluar kufirin pranë lumit para se të merreshin.

Policia njoftoi të dielën se numri i emigrantëve të ndaluar për hyrjen në Greqi në mënyrë të paligjshme është rritur ndjeshëm deri më tani këtë vit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme