Rrokulliset me traktor, humb jetën një person në Rugovë

Prishtinë | 13 Nën 2021 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Malaj të Rugovës ka humbur jetën një person.

I njëjti ka qenë duke prerë dru në pyll teksa traktori i tij është rrokullisur duke e lënduar rëndë viktimën.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima është dërguar emergjencë ku edhe ka ndërruar jetë.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është marrë nga Mjekësia Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar”.

Të ngjashme