Rrokulliset një veturë tek “Qafa e Duhlës”, lëndohet një person

Prishtinë | 16 Jan 2022 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Një person ka marrë lëndime trupore pas një vetaksidenti që ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Duhlës”, në magjistralen Shtime-Suharekë.

Vozitësi e ka humbur kontrollin me ç’rast e ka goditur një breg duke bërë që vetura të rrokulliset.

Kështu tha për Klankosova.tv Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

“Në lokacionin e quajtur “Qafa e Duhles” ka ndodhur një vetaksident. Vozitësi e ka humbur kontrollin, e ka goditur një breg dhe është rrokullisur. Një femër pasagjere ka marrë lëndime të lehta. Pas trajtimit në Qendren Emergjente në Suharekë, është liruar në shtëpi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme