Një veturë është rrotulluar në afërsi të Termocentralit në Obiliq. Dyshohet se ngasësi i veturës nuk i është bindur patrullës policore që të ndaloj, pasi i njëjti kishte qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë.
Pas rrokullisjes dy personat që ishin në veturë kanë filluar të ikin nga aty, por të njëjtit janë kapur nga policia.
Siç raporton gazetari i KALLXO.com nga vendi i ngjarjes në veturë policia ka gjetur substanca të dyshuara narkotike.