Rron Gjinovci e komenton dënimin e mërgimtarit që e kërcënoi Hotin

Prishtinë | 08 Gus 2023 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Rron Gjinovci e komenton dënimin e mërgimtarit që e kërcënoi Hotin

Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me 2 mijë euro gjobë të akuzuarin Reshat Sadiku, mërgimtar me banim në Gjermani, i akuzuar për kanosjen e deputetit Avdullah Hoti.

Mirëpo pas seancës fillestare, Sadiku i ka kërkuar falje Hotit.

“Për shkak se edhe vetë kam pasur kanosje, internetin nuk e përdori shumë edhe nuk e kam fshi komentin. Për kanosjen, kërkoj falje publike me gjithë zemër, nëse ka diçka për ndihmë nga ana ime, jam i gatshëm. Kërkoj falje…”, tha ai.

Për këtë ka reaguar Rron Gjinovci, i cili ka shkruar se është shumë mirë që gjykatat po merren “me këtë sen”.

“Shume mire gjykatat qe po merren me kete sen. Duhna edhe une me ja nise mi qu mijera veta. Mshort ka mem hup vetedija tu ngu kerkimfalje”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.

Të ngjashme