Rrotullohet autobusi me nxënës, 3 të vdekur, mbi 50 të lënduar

Suedi | 02 Pri 2017 | 13:41 | Nga

Një autobus shkolle, me rreth 60 persona në bord, është rrotulluar sot në provincën qendrore të Suedisë, Haerjedalen, duke i lënë të vdekur të paktën tre persona, dhe rreth 50 të tjerë të lënduar.

Autobusi u rrotullua rreth 20 kilometra larg qytetit Sveg.

Policia njoftoi se aksidenti ka ndodhur në orën 7 të mëngjesit dhe se bëhet fjalë për një aksident shumë serioz.

Gjashtë persona kanë marrë lëndime shumë të rënda, 19 lëndime më pak serioze dhe 31 të tjerë lëndime të lehta.(Express)

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme