Rrotullohet kamioni me targa kosovare, mbi urën e Milotit

| 11 Jan 2022 | 15:23 | Nga

Një mjet i tonazhit të rëndë është rrëzuar nga era e fortë në superstradën Lezhë-Laç.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbi urën e Milotit.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit me targa të Kosovës dhe pasagjeri nuk kanë marrë lëndime.

Por kjo situatë ka sjellë bllokimin e qarkullimit në njërin krah të rrugës prej 2 orësh.

Të ngjashme