Ekonomia Online
FUNDIT

Rruga alternative Hani i Elezit-Kashan, e bllokuar nga fluksi i madh i veturave

Rruga alternative Hani i Elezit-Kashan, e bllokuar nga fluksi i madh i veturave

Qytetarë të shumtë po përdorin rrugën alteranitve Hani i Elezit- Kashan, pasi ende qëndron e mbyllur rruga nacionale Kaçanik-Hani i Elezit. Por, në këtë rrugë po krijohen vështirësi të qarkullimit për shkak se ajo është mjaft e ngushtë. Në pamjet që ka dërguar një lexues i Indeksonline, shihet se veturat kanë mbetur të bllokuar për […]

Qytetarë të shumtë po përdorin rrugën alteranitve Hani i Elezit- Kashan, pasi ende qëndron e mbyllur rruga nacionale Kaçanik-Hani i Elezit.

Por, në këtë rrugë po krijohen vështirësi të qarkullimit për shkak se ajo është mjaft e ngushtë.

Në pamjet që ka dërguar një lexues i Indeksonline, shihet se veturat kanë mbetur të bllokuar për shkak të rrugës së ngushtë dhe fluksit të madh të qarkullimit në këtë anë.


Ndryshe, rruga nacionale është bllokuar javën e kaluar, dhe sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës ajo do vazhdojë të jetë e mbyllur deri më 18 dhjetor.

Kjo mbyllje është bërë për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407./Indeksonline

Të ngjashme