Rruga e Kombit, 7 ura spektakolare hapen së shpejti në të dy krahët për qarkullimin

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Së shpejti përfundojnë punimet në 7 urat e Rrugës së Kombit, të cilat do të jenë të hapura në të dyja krahët për qarkullimin e automjeteve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kjo ndërhyrje do t’i japë zgjidhje trafikut të makinave që krijohej në këto nyje, si dhe do të evitojë aksidentet e vazhdueshme.

“Edhe pak… punë ditësh dhe 7 ‘gjysmagjelat’ me një krah e me një këmbë, në Rrugën e Kombit, ku vargu i makinave mblidhej për vite si në grykën e shishes dhe aksidentet ishin të vazhdueshme, do të jenë 7 ura spektakolare të hapura në të dy krahët për qarkullimin”, ka shkruar Rama, në faqen e tij në Facebook.

Aksi kombëtar Kukës-Morinë quhej i përfunduar deri pak vite më parë, por në të mungonin urat dhe mbikalimet, rrugët lidhëse me fshatrat përreth, po ashtu elementët e sigurisë.

Për të plotësuar rrugën me këto elementë, qeveria hapi kantieret e reja të punimeve në verilindje të vendit.

Ritmet e punimeve në këtë aks strategjik kombëtar, janë të larta për të bërë të mundur dorëzimin e objektit në afat.

Të ngjashme