Ndonëse duhet të pritet i kompletuar për t’u lexuar në tërësi, megjithatë ajo çka u proklamua nga programi i “Rrugës së re” të LDK-së nuk ishte asgjë tjetër pos një riinkarnim i mentalitetit të shekullit 19-të.
Pjesa mbi familjen është shprehje tipike strategjive të pushtetit “bio-politik” që u lind në atë shekull.
Kurse, arsimimi i detyruar ushtarak një imitim i lëndës së Mbrojtjes Popullore që dikur ekzistonte në sistemin ish-jugosllav të arsimimit si pjesë e mendësisë së “Luftës së Ftohtë”.
Në këtë program flitet edhe për digjitalizimin e sistemit të drejtësisë. Mirëpo edhe në këtë rast si duket LDK është mbrapa në kohë dhe mendon se ky sistem është ende në atë gjendje kur kjo parti e ka administruar për herë të fundit. Sepse ky proces është përmirësuar tej mase falë mbështetjes deh asistencës teknike dhe financiare të shtetit të Norvegjisë me anë të projektit SMIL. Madje, lirisht mund të themi se sa i përket digjitalizimit të tij, sistemi i drejtësisënë Kosovë është më i avancuari në rajon. Tjetër gjë zvarritja e lëndëve për shkak të mos efikasitetit të atyre që punojnë aty.
Pra këto fakte dhe shumë të tjera që do t’i shpalosim në vijim, tregojnë se projekti i “rrugës së re” nuk qenka asgjë tjetër pos një pudrosje propandistike e mendësisë së vjetër. Dhe në vend se të hap perspektiva të reja për vendin, kjo qase i konservon ato që tashmë janë anakronike. Zaten edhe nuk mund të pritet më shumë nga një lider si Lumir Abdixhiku që ende shpreson se shpëtimi i vendit mund të gjendet nga koordinimi i tij me Vjosën.