Rrugët nacionale dhe rajonale janë të kalueshme

Prishtinë | 08 Jan 2017 | 11:01 | Nga

Në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale është përmirësuar dhe lehtësuar qarkullimi. Menaxherët regjional me ekipet tyre dhe kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës janë duke punuar pandërprerë në teren, për të përmirësuar dhe lehtësuar qarkullimin në komunikacion.

“Po punohet në rrugën rajonale Brezovicë – Prevallë, e cila pritet të hapet sot dhe rrugën Brezovicë – Qendra e Skijimit, në të cilën gjenden shumë automjete të qytetarëve, të cilat do të largohen për ta zhbllokuar këtë rrugë”, thuhet në një njoftim nga MI.

Ministria e Infrastrukturës iu bën apel të gjithë qytetarëve që të jenë shumë të kujdesshëm në komunikacion dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore për qarkullim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme