Ekonomia Online
FUNDIT

Rrugët në Birmani bllokohen nga protestuesit

Rrugët në Birmani bllokohen nga protestuesit

Dhjetëra vetura janë duke bllokuar disa kryqëzime në qytetin kryesor të Birmanisë, Yangon, në atë që duket taktikë e re e përdorur nga protestuesit që po e kundërshtojnë grusht-shtetin, raporton BBC.  Kjo vjen pasi dhjetëramijëra persona janë mbledhur në qytet në atë që organizatorët shpresojnë të jetë protesta më e madhe deri më tash. Demonstruesit […]

Dhjetëra vetura janë duke bllokuar disa kryqëzime në qytetin kryesor të Birmanisë, Yangon, në atë që duket taktikë e re e përdorur nga protestuesit që po e kundërshtojnë grusht-shtetin, raporton BBC. 

Kjo vjen pasi dhjetëramijëra persona janë mbledhur në qytet në atë që organizatorët shpresojnë të jetë protesta më e madhe deri më tash.

Demonstruesit janë duke kërkuar lirimin e lideres së zgjedhur Aung San Suu Kyi, pas grusht-shtetit ushtarak më 1 shkurt.

Suu Kyi dhe liderët tjerë janë arrestuar nga ushtria.

Protestat e sotme, që gati kanë bllokuar trafikun në qendër të Yangonit, vijnë një ditë pasi ndaj Suu Kyit është ngre akuza e dytë penale.

Të ngjashme