“Savoir-faire” nuk përkthehet direkt nga gjuha frënge në anglisht. Por si përshtatje mund të jetë “Know-how” (E dimë si).
Dhe pak ekipe në futboll mund të materializojnë moton “Savoir-faire”, pos skuadrës së Strasbourgut nën drejtimin e trajnerit Thierry Laurey.
Pasi shmangi shuarjen dhe gjeti veten në kategorinë e pestë të Francës në vitin 2012, Strasbourgu këtë edicion po lufton për t’i bërë vetes një vend në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm. E gjithë kjo, falë një trajneri shumë të gjithanshëm dhe inteligjent. Strasbourgu aktualisht zë vendin e pestë në tabelë, që është arritja më e madhe e klubit në vitet e fundit, shkruan sot Koha Ditore.
Pasi ra në kategorinë e dytë të futbollit francez në vitin 2008, klubi vazhdoi të zhytet nëpër divizione të ulëta dhe në borxhe të mëdha. Ish-futbollisti Marc Keller e mori përsipër klubin, por vetëm në vitin 2012 nisi rrugëtimi i vërtetë i Strasbourgut, kur gjendej në kategorinë e pestë, e që është amatore në Francë.