Rrusta: Kryeministri Kurti po aludon që ka veteranë të rrejshëm në Kosovë

Prishtinë | 31 Mar 2022 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Partia Socialdemokrate e ka shpallur sot kryeministrin e vendit, Albin Kurti veteran të rrejshëm.

Lidhur me këtë aksion, zyrtarja e PSD-së, Teutë Rrusta ka thënë në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se kryeministri po aludon që në Kosovë ka veteranë të rrejshëm.

“Ne e kemi parë kohëve të fundit që është duke u bërë një fushatë shumë e madhe sa i përket UÇK-së, më saktësisht listave, që siç i ka quajtur kryeministri janë të fryra dhe ka aluduar në veteranë të rrejshëm. Kjo është e padrejtë në shumë rrafshe. Së pari veteran i rrejshëm nuk ka kuptim bashkë. Ose je veteran, ose je mashtrues”, ka thënë ajo.

Më tutje, Rrusta tha se propagandë për luftën e UÇK-së ka pasur gjithmonë.

“Gjatë luftës kemi pasur propagandën që Serbia i quante terroristë luftëtarët  e UÇK-së,. Pas luftës kemi pasur propagandën që i quante grabitës, uzurpatorë dhe krejt kjo e ka shfaqur një dimension edhe klasor”, tha më tutje ajo.

Të ngjashme