Ministri Mbrojtjes, z. Rrustem Berisha, sot, në kuadër të delegacionit qeveritar të kryesuar nga kryeministri i Kosovës, z. Ramush Haradinaj, mori pjesë në përkujtimin e Ditës Ndërkombëtare të Holokausti.
Me c ‘rast në oborrin e Kryeministrisë, në Prishtinë, në shenjë përkujtimi të holokaustit, ku gjetën vdekjen miliona hebrenj, vendosën lule dhe bënë homazhe te Obelisku i ngritur në nderim të viktimave të holokaustit.