Cakaj përkujton Holokaustin: Kjo ditë të shërbejë edhe si thirrje kundër anti-seminizmit

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj ka përkujtuar viktimat e Holokaustit.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Dita e Përkujtimit  të Holokaustit duhet të shërbejë edhe si thirrje kundër çdo traje të anti-semitizmit.

“Dita e Përkujtimit të Holokaustit: kjo ditë duhet të shërbejë jo vetëm për të kujtuar viktimat dhe bashkëndjerë dhimbjen e hebrenjve gjatë Holokaustit, por edhe si thirrje kundër çdo trajte të anti-semitizmit, racizmit dhe praktikave shoqërore të diskriminimit”, shkruan ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme