Hoxhaj: Të ngritemi kundër antisemitizmit

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kujtuar Ditën e Kujtimit të Holokaustit, e cila është shënuar dje në mbarë botën. 

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka nderuar miliona hebrenj që u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

“Në Ditën e Kujtimit të Holokaustit, të nderojmë miliona hebrenj që u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Të gjithë duhet të ngritemi kundër antisemitizmit dhe të gjitha formave të urrejtjes. #Kurrëmë”, ka shkruar Enver Hoxhaj në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme