Rrustem Mustafa e fillon ditën me një thënie të Timo Fllokos

Prishtinë | 06 Qer 2021 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi e ka nisur ditën duke publikuar në Facebook një thënie të aktorit të famshëm të kinematografisë shqiptare, Timo Flloko.

Remi – i cili së fundmi tha kryeministrin Albin Kurti e kishte bashkëluftëtar në UÇK dhe u kritikua ashpër – e ka cituar Fllokon duke thënë se s’ke vlerë nëse nuk ke armiq.


Para disa ditësh, Remi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar ndaj kritikave që erdhën së fundmi në drejtim të tij, nga bashkëluftëtarët, për deklaratën e tij lidhur me Kurtin.

Mustafa kishte thënë se kryeministrin Albin Kurti e ka pasur bashkëluftëtar dhe se ishte takuar me të në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.

Të ngjashme