Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se kryeshefat e ndërmarrjeve publike po po ballafaqohen me keqpërdorime të egra dhe po i bëjnë ballë krimit të organizuar “që është instaluar brenda këtyre ndërmarrjeve me dekada”, duke folur për arrestimin e djeshëm të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqit.
“Lidhur me atë që u tha për Nagip Krasniqin, nuk ka asnjë rëndësi se a është apo nuk është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Nagip Krasniqi është një nga profesionistët e Kosovës. Shumë kryeshefa ekzekutiv po ballafaqohen me keqpërdorime të egra dhe po i bëjnë ballë krimit të organizuar që është instaluar brenda këtyre ndërmarrjeve me dekada”, tha Rrustemi nga foltorja e Kuvendit.
Tutje Rrustemi tha se përpjekja e opozitës për ta paraqitur LVV-në “si veten”, është e dëshpëruar dhe e pashpresë.
“Për të tjerat që lidhen me ngjarjen e djeshme zoti Krasniqi do të përgjigjet vetë dhe do ta kuptojmë të gjithë të vërtetën, por përpjekja juaj për ta paraqitur Vetëvendsojen si vetën tuaj, është e dëshpëruar dhe e pashpresë”.