RTK dënon aktin e aktivistëve të PSD-së, thotë se i hoqën dyert e dyfishta që të jenë “më afër qytetarit”

Prishtinë | 01 Shk 2023 | 20:56 | Nga Ekonomia Online

Menaxhmenti i RTK-së e dënon aktin e aktivistit të PSD-së Nol Nushi i cili pa autorizim ka hyrë në studion e lajmeve të RTK-së, duke kaluar sigurimin, të cilët kanë menduar se i njëjti mund të ketë qenë i ftuar në emisionet e RTK-së.

Akte të tilla janë të papranueshme dhe përçojnë mesazh të kundërt me vlerat që prezanton transmetuesi publik. RTK e respekton të drejtën e secilit për të shprehur kundërshti ndaj proceseve, por njëkohësisht kërkon që kjo të bëhet brenda suazave normale të protestës dhe jo të pengoj procesin e rregullt të punës.

RTK ka hequr dyert e dyfishta me idenë që të jetë më afër qytetarëve, por jo që kjo të keqpërdoret dhe të pengoj procesin e punës, thuhet në reagimin e Menaxhmentit të RTK-së.

Të ngjashme