RTK, në telashe për transmetimin e ndeshjeve të kombëtares së Kosovës

Prishtinë | 26 Maj 2022 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Radio Televizioni i Kosovës, të paktën si qëndrojnë punët tani për tani, nuk do t’i transmetojë ndeshjeve e kombëtares së Kosovës në futboll.

Përballjet e “Dardanëve” gjithnjë janë transmetuar nga televizioni publik, mirëpo tanimë gjërat kanë ndryshuar sa i përket kësaj çështjeje.

Siç raportohet së fundi, televizioni i ka humbur të drejtat e transmetimit dhe mbetet të shihet se si do të rregullohet kjo çështje ditëve në vijim.

Përballjet e Kosovës pritet të transmetohen në Artmotion.

Të ngjashme