Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka thënë se vendimi i Kryeministrit Albin Kurti për ta shkarkuar ministrin e Brendshëm, Agim Veliu, tregon se Kurti nuk i ka kuptuar detyrat për ta drejtuar Qeverinë.
“Më mirë do të ishte që Qeveria të përballjes me Koronavirusin dhe marrëdhënia me SHBA sesa të bëhet shou”, ka thënë Rudari për Klan Kosova.
Rudari i cili ushtron detyrën e Veliut të lënë bosh si kryetar i Podujevës ka thënë se ai ka qenë njeriu i duhur për ta drejtuar Ministrinë e Brendshme.