Haki Rugova nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryetar i Komunës së Istogut ka deklaruar për Klan Kosovën se nuk i beson sondazhit të Lëvizjes Vetëvendosje i cili e nxjerrë këtë parti si të parën në vend.
“Nuk i besoj sondazhit që po qarkullon në media është i porositur nga ‘Vetëvendosja’ dhe as që merremi ne me kësi lloj sondazhe të porositura, votat kanë treguar se si jemi”, tha ai.
Ai nuk ka dashur të komentojë kur është pyetur se si do të dilte partia pjesë e të cilët është ai vet nëse vendi do të shkonte së shpejti në zgjedhje.
Ndryshe, lëvizja “Vetëvendosje” gjatë një konference prezantoi një sondazh të realizuar nga UBO Consulting, i cili këtë parti e radhiti si të parën me 26 %.
Sipas këtij hulumtimi pas partisë që drejtohet nga Visar Ymeri si subjekti me i favorizuar nga qytetarët del të jetë 26 %, PDK-në me 23%, LDK-në me 20%, AAK-në me 14 %, AKR-në me 5 %, “Nismën” me 3% dhe Alternativën me 2,9%.
Mirëpo me këtë sondazh nuk janë pajtuar partitë më të mëdha në vend.