Rukiqi i LDK-së e kritikon Qeverinë Kurti: Me hapa të sigurtë drejt fundosjes

Prishtinë | 16 Sht 2023 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Berat Rukiqi, zyrtar i lartë i LDK-së, ka kritikuar Qeverinë Kurti në lidhje me zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Sipas zyrtarit të LDK-së, “periudha me trendin më negativ të rritjes ekonomike (përjashto fillimin e pandemisë), është tremujori i dytë i këtij viti”.

Tutje, Rukiqi ka shkruar se Qeveria Kurti nuk ka bërë asnjë veprim konkret për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Keto trende negative ne ekonomi dhe perkeqesimi i tyre ne muajt ne vijim jane rezultat i nje Qeverie qe:

  • Nuk ka bere asnje veprim konkret per zhvillim ekonomik.
  • Na ka sjell sanksione dhe izolim. Situata me eksportet do te perkeqesohet edhe me shume, si pasoje e mosbesimit te krijuar ne tregjet nderkombetare, pas vendosjes se sanksioneve dhe paralajmerimit me masa tjera ndershkuese dhe kufizueses” – shkroi ai ndër të tjera.

Të ngjashme