Rukiqi i LDK-së ironizon me VV-në për autostradën në Gjilan: Krejt dhe drejt në baltë

Prishtinë | 20 Jan 2024 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti kishte premtuar se Qeveria do ta përfundojë autostradën Prishtinë-Gjilan brenda vitit 2023. Megjithatë një gjë e tillë s’ka ndodhur, dhe sipas fotografive që tashmë po qarkullojnë në rrjete sociale, përfundimi i autostradës s’duket afër.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, duke ironizuar me moton e Vetëvendosjes “Krejt dhe Drejt” duke e modifikuar të në “Krejt dhe drejt në baltë”.

POSTIMI I PLOTË:

Krejt dhe drejt në baltë

Ilustrim i qartë i qeverisjes së pushtetit aktual dhe ku jemi duke përfunduar me këtë pushtet.

Pra përfundimin e kemi në baltë, gropa dhe rrugë pa krye.

Te paaftë dhe të dëmshëm.

Të ngjashme