Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, gjatë vizitës në komunën e Suharekës vizitoi edhe disa biznese për t’i parë nga afër dëmet që i janë shkaktuar nga vërshimet që goditën këtë komunë para disa ditësh.
Sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online, një nga bizneset që ka pësuar dëme është dhe barnatorja “Sopa Pharm” ka pësuar humbje të një sasie të madhe të barnave dhe të produkteve të tjera farmaceutike.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se sipas vlerësimeve fillestare dëmet nga vërshimet e javës së kaluar arrijnë në rreth 6,6 milionë euro.
Kreu i OEK-ut, Rukiqi, ka thënë se do ta shqyrtojë mundësinë për ta ndihmuar komunën e Suharekës.