Mandatari për kryeministër të Rumanisë hoqi dorë nga kandidatura e tij sot, disa orë para votëbesimit në Parlament, duke zgjatur kështu ngërçin politik në këtë vend të qeverisur nga një qeveri e përkohshëm dhe në mes të krizës së COVID-19.
“Florin Citu ka paraqitur dorëheqjen nga mandati i tij si kryeministër”, tha presidenti Klaus Iohannit, duke mos shpjeguar arsyet e dorëheqjes së tij të papritur.
Rumania ka qenë në kërkim të një kreu të ri të qeverisë që nga heqja në fillim të shkurtit e kreut të Partisë Liberale (PNL), Ludovic Orban, i rrëzuar nga një mocion censure.
Liberalët, pakicë në Parlament, kërkojnë zgjedhje të reja për të ndryshuar raportin e partive në kuvend dhe Senat, ku socialdemokratët, PSD, janë akoma mazhoranca.GazetaExpress.