Kombëtarja e Rumanisë ka pranuar që të luajë me Kosovën në kuadër të kualifikuesve për EURO 2024. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata Rumune e Futbollit.
Ndonëse ditë më parë u përfol se ata nuk do ta pranojnë një ndeshje ndaj një vendi të cilin s’e njohin, ky qëndrim është zbutur tashmë.
Sigurisht, në rast mosluajtje do të ndërmerreshin masa ndaj ekipit rumun, që do mund ta çonin drejt përjashtimit nga gara.