Rumania për herë të parë mori presidencën e radhës së Bashkimit Europian, për të vazhduar për gjashtë muaj udhëheqjeje. Por një kryesues i tillë për shtetin e Kosovës, jep pak shpresa për vendime të mëdha, siç është një nga to, liberalizimi i vizave.
Me lajmin se Rumania do marrë udhëheqjen e presidencës së Bashkimit Europian, për kosovarët u shua shpresa e liberalizimit të vizave, duke pasur parasysh qëndrimin e këtij shteti karshi Kosovës.
Kështu mendojnë edhe ekspertët e integrimeve europiane. Ata madje dyshojnë se Rumania do të jetë në gjendje ta kryejë me sukses detyrën e kryesuesit të radhës.
Së fundi, gjatë ditës së djeshme, zëvendëspresidenti i PE’së, Rainer Weland, e pranoi se nuk ka datë dhe se nuk mund të premtohet asnjë se kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën, pasi disa qeveri ende nuk janë pajtuar me këtë çështje,
Kujtojmë se, edhe Komisionari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn gjatë vizitës që pati në Kosovë në fund të vitit 2018, kishte thënë se data 2020 është më realiste për liberalizmin e vizave, por kërkoi që kosovarët të mos mbahen peng e numrave.