Rusi 15 vjeç e ndoqi studenten që ta vriste si në lojën kompjuterike

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 13:42 | Nga

Një djalë rus 15-vjeçar i fiksuar me vrasjet në lojërat kompjuterike, rrëfeu se kishte vrarë një studente, sepse donte të dinte se çfarë ndjente kur bënte një vrasje.

15 vjeç e theri me thikë Daria Evdokimovan, 21 vjeçe, pak pasi ajo kishte tërhequr paratë nga një bankomat në Moskë. Shqiptarja transmeton raportimin, se si pasojë e sulmit brutal, ajo vdiq në vend.

Sipas policisë, ai kishte pranuar se e kishte therur atë në qafë, sy, kokë dhe gjoks.

Ndërkohë janë publikuar disa pamjet të kapura nga kamerat e sigurisë në të cilat thuhet se shihen momentet finale të Daria Evdokimova, para se të vritej. Siç bëhet e ditur më tej, ai kishte marrë një thikë kuzhine ‘për të riprodhuar një skenar nga loja e tij e preferuar kompjuterike’.

E djali është cituar të ketë thënë: “Nuk e kisha ndërmend ta vrisja. Por një zë brenda meje më tregoi se çfarë duhej bërë”. “Gjithmonë kam dashur të shoh kur një person vdes nga dora ime”.

Ai më pas ishte larguar nga skena e vrasjes para se të vjedhë 30,000 rubla (350 funte) të cilat viktima i kishte marrë nga bankomati.

Një polic e kishte parë sulmin, dhe i kishte ndjekur, por e kishte humbur. Ai u gjurmua më vonë nga sinjalet e telefonisë mobile në shtëpinë e tij, ku u gjet nga policia në dhomën e tij duke luajtur lojën kompjuterike, duke “vrarë” edhe aty dikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme