Rusia ka bllokuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të flitej për të drejtat e njeriut në Siri, duke nxitur kështu zemërimin te vendet e tjera anëtare.
“Ne nuk shohim asnjë arsye për këtë takim”, pasi të drejtat e njeriut janë subjekt i mandatit të Këshillit të Sigurimit, ka thënë Gennady Kuzmin, zëvedëspërfaqësuesi i përhershëm rus në OKB, pasi Rusia vendosi veto për të bllokuar takimin.
Kjo lëvizje nga Rusi, që mbështet presidentin sirian Bashar al-Assad, vjen në kohën kur grupet e të drejtave të njeriut thonë se fushata e bombardimeve shkatërruese nga forcat aleate siriane, kanë vrarë qindra civilë në Gutan Lindore, përfshirë edhe 15 fëmijë dhe dy gra që u vranë më 19 mars.
Bllokimin e kësaj mbledhjeje e ka dënuar shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Zeid Ra’ad al-Husein.
“Ky dështim për të mbrojtur jetët dhe të drejtat e miliona njerëzve, është duke dëmtuar jo vetëm punën, por edhe legjitimitetin e OKB-së”, ka thënë Zeid.