Ambasadori i Rusisë në Liban ka thënë se çdo raketë e nisur në Siri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të rrëzohet.
Alexandar Zasypkin këto komente i ka dhënë duke iu referuar një deklarate të Presidentit rus Vladimir Putin si dhe shefit të shtabit të forcave të armatosura ruse, njofton Klan Kosova.
Sipas tij çdo nisje e raketave amerikane, janë një hap që mund të shkaktojë përshkallëzim të madh në luftën siriane.
Rusia është aleati më i fuqishëm i presidentit sirian Bashar al-Asad.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po shqyrtojnë nëse do të godasin Sirinë pas një sulmi të dyshuar të gazit helmues që organizatat e ndihmës mjekësore thonë se vranë dhjetëra njerëz në qytetin e mbajtur nga rebelët e Doumës pranë Damaskut, njofton Klan Kosova.
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara bllokuan përpjekjet e njëri-tjetrit në Këshillin e Sigurimit të U.N. të martën për të ngritur hetime ndërkombëtare për sulmet e armëve kimike.