Rusia gjatë kësaj kohe fiton 98 miliardë dollarë prej eksporteve të karburanteve

Prishtinë | 13 Qer 2022 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

98 miliardë dollarë i ka fituar Rusia nga eksporti i karburantit që kur luta në Ukrainë filloi, më 24 shkurt.

Shumica e këtyre eksporteve kanë shkuar në vendet evropiane. Ndërkohë, Ukraina po vazhdon t’i kërkojë perëndimit që ta ndërpresë gjithë tregtinë me perëndimin.

Raporti i publikuar të hënën nga Qendra e pavarur, me qendër në Finlandë për Kërkimin për Energjinë dhe Ajrin e Pastër (CREA) erdhi ndërsa forcat ruse vazhduan të bënin përparim të ngadaltë por të qëndrueshëm në përpjekjen e tyre për të kapur plotësisht rajonin Donbas të Ukrainës lindore, raporton Al Jazeera, transmeton Express.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dërguar armë dhe para për të ndihmuar Ukrainën të shmangë përparimin rus, krahas ndëshkimit të Moskës me sanksione ekonomike.

Para luftës, Rusia furnizonte 40 për qind të gazit të BE-së dhe 27 për qind të naftës së saj të importuar.

Të ngjashme