Rusia hyn në pandemi, shënon përsëri rekord të vdekjeve nga Covid-19

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Vdekjet nga koronavirusi në Rusi kanë prekur një rekord të ri 24-orësh. Ndërkohë shumë shtete po raportojnë për rritje të numrit të rasteve, të shkaktuara nga varianti Delta, duke nxitur masa kufizuese ose izolim më të gjatë.

Autoritetet në Moskë raportuan të martën për 737 të vdekur nga koronavirusi për 24 orë. Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 23.378 raste të reja të personave të infektuar, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

Shifra ditore e rasteve të konfirmuara është dyfishuar muajin e kaluar, duke shkuar nga rreth 9.000 në fillim të qershorit në mbi 23.000 këtë javë. Pavarësisht rritjes shqetësuese të numrit të rasteve, qeveria ruse nuk ka ndonjë plan për izolim të ri.

Megjithatë, agjencia ruse e shëndetit publik njoftoi për ndryshim të rregullave për udhëtarët. Nga 7 korriku, personat që nuk janë vaksinuar dhe që nuk janë infektuar së fundi do të duhet të bëjnë një test brenda tre ditëve nga arritja në Rusi dhe duhet të vetizolohen derisa ta marrin rezultatin.

Të ngjashme