Kremlini i përshkroi të martën bisedimet e Vladimir Putin me udhëheqësin amerikan Joe Biden si “të sinqerta” dhe tha se presidenti rus i kërkoi Uashingtonit të sigurojë garanci që NATO nuk do të vazhdojë zgjerimin e saj drejt lindjes, transmeton EkonomiaOnline.
“Në përgjithësi, bisedimet ishin të sinqerta dhe profesionale”, tha Kremlini në një deklaratë.
“Rusia është seriozisht e interesuar në marrjen e garancive të besueshme ligjore që do të përjashtojnë zgjerimin e NATO-s drejt lindjes dhe vendosjen e armëve sulmuese në vendet ngjitur me Rusinë.” (afp)