Rusia ka lëshuar një satelit në hapësirë për të monitoruar ndryshimet klimatike në Arktik, një rajon polar i vendosur në pjesën më veriore të Tokës.
Sateliti, Arktika-M, arriti me sukses orbitën e synuar pasi u lëshua nga kozmodromi Baikonur i Kazakistanit nga një raketë Soyuz të dielën, raporton The Independent.
Nisja është pjesë e shtytjes së Kremlinit për të zgjeruar aktivitetet e saj në rajonin e Arktikut ndërsa Rusia kërkon të zhvillojë rajonin e pasur me energji, duke investuar në Rrugën e Detit të Veriut për transport.
Arktiku është ngrohur më shumë se dy herë më shpejt se mesatarja globale gjatë tre dekadave të fundit dhe Rusia ka në plan të dërgojë një satelit të dytë më 2023. Të dy satelitët do të sigurojnë monitorim gjatë gjithë kohës, për të gjitha motet.