Rusia mban zgjedhjet presidenciale në rajonet që ia pushtoi Ukrainës

Prishtinë | 11 Mar 2024 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Procesi zgjedhor i parakohshëm për zgjedhjet presidenciale ruse po zhvillohet në rajonet lindore të Ukrainës të pushtuara dhe të aneksuara nga Moska.

Skyneës ka raportuar të hënën se janë publikuar pamje nga rajoni i Donetskut, ku disa qytetarë kanë dalë për të votuar presidentin e ardhshëm të Rusisë.

Tashmë është thënë se presidenti aktual, Vladimir Putin, do ta vazhdojë pushtetin në Rusi, pasi ka shtypur kandidatët opozitarë. Një pjesë prej tyre as nuk janë lejuar të garojnë, me arsyetimin se s’i kanë plotësuar kushtet e kandidimit.

Ka akuza për manipulim votash dhe pjesëmarrje të detyruar në zgjedhje.

Muaj më parë, Rusia ka mbajtur zgjedhje lokale në katër rajonet ukrainase që i kishte aneksuar jashtëligjshëm. Votimet ishin zhvilluar në Donetsk, Kherson, Luhansk dhe në Zaporizhzhia.

Donetsku numëron mbi 900 mijë banorë, Luhansku mbi 400 mijë, Khersoni 250 mijë dhe Zaporizhzhia mbi 750 mijë.

Të ngjashme