Rusia me mbi 232 mijë të infektuar është vendi i dytë në botë më i prekur nga Coronavirusi

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Rusia tashmë është vendi i dytë më i prekur në botë nga Covid-19 pas SHBA-së, sipas statistikave nga universiteti John Hopkins.

Deri më tani në vend janë regjistruar 232,243 raste të konfirmuara dhe 2,116 viktima.

Rusia ka regjistruar mbi 10 mijë raste të reja me koronavirus për 10 ditë me radhë.

Pavarësisht shifrave gjithnjë e në rritje, presidenti rus Vladimir Putin lehtësoi masat kufizuese për të gjithë sektorët e ekonomisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme