Ekonomia Online
FUNDIT

Rusia me rekord ditor të rasteve me Coronavirus 22 778

Rusia me rekord ditor të rasteve me Coronavirus 22 778

Rusia ka regjistruar rekord të rasteve ditore me koronavirus. Në 24 orët e fundit në Rusi janë regjistruar 22.778 raste të reja, duke çuar shifrën totale në 1.948.603, njofton agjencia Reuters. Autoritetet ruse po ashtu kanë njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 303 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa numri total i […]

Rusia ka regjistruar rekord të rasteve ditore me koronavirus. Në 24 orët e fundit në Rusi janë regjistruar 22.778 raste të reja, duke çuar shifrën totale në 1.948.603, njofton agjencia Reuters.

Autoritetet ruse po ashtu kanë njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 303 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa numri total i të vdekurve ka shkuar në 33.489.

Në Gjermani në 24 orët e fundit janë regjistruar 10.824 raste të reja me koronavirus, ndërsa shifra totale ka shkuar në 801.327. Numri i të vdekurve është rritur për 62, ndërsa totali ka shkuar në 12.547.

Në Çeki janë regjistruar 1887 raste të reja me koronavirus, është shifra më e ulët që nga 4 tetori. Po ashtu janë raportuar 150 raste të vdekjes në dy ditët e fundit.

Të ngjashme