Rusia ndalon importimin e prodhimeve të Ukrainës

Prishtinë | 29 Dhj 2018 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka njoftuar se prodhimet ukrainase nuk do të lejohen të hyjnë në Rusi si masë reciprociteti ndaj kufizimeve të ndërmarra nga Ukraina. Në këtë ndalesë përfshihen edhe prodhimet industriale dhe prodhimet bujqësore.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Ukrainës janë përkeqësuar nga viti 2014, kur Rusia e aneksoi gadishullin e Krimesë dhe i përkrahu separatistët në lindje të Ukrainës. Në luftimet në këtë pjesë të vendit janë vrarë mbi dhjetë mijë persona që nga prilli i vitit 2014.

Ukraina ka vendosur sanksione ndaj qytetarëve dhe kompanive ruse si pjesë e masave të ndërmarra edhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Para disa ditësh, kryeministri rus njoftoi se është zgjeruar lista e sanksioneve ndaj 200 personave dhe kompanive ukrainase me qëllim të mbrojtjes së interesave të shtetit, kompanive dhe qytetarëve rusë.

Muajin e kaluar, Rusia vendosi masa të veçanta ekonomike kundër 332 qytetarëve ukrainasë dhe 68 kompanive të këtij vendi. Në sanksione përfshihej edhe bllokimi i llogarive dhe ndalimi i transferimeve kapitale nga Rusia në vendet tjera, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme